LAJMI I FUNDIT:

GAP i sqaron IPKO-s

GAP i sqaron IPKO-s

Instituti për Studime të Avancuara (GAP), ka sqaruar IPKO-n rreth tarifave te romingut pas prezantimit të analizës me titull ‘Ulja e tarifave të romingut në Ballkanin Perëndimor’ të martën.

Instituti GAP, fillimisht shprehim keqardhje për keqkuptimet e bëra nga IPKO, të cilat do të ishin evituar sikur përfaqësuesi i IPKO të kishte qenë pjesë e konferencës me gjithë konfirmimin për pjesëmarrje. Me qëllim të ruajtjes së kredibilitetit si institut objektiv dhe profesional, GAP lëshon këtë komunikatë për shtyp.

Në reagimin e IPKO përmenden tri gjëra si më poshtë: 1. "Në raportin e institutit GAP thuhet se konsumatoret e telefonisë mobile IPKO të cilët thërrasin nga Shqipëria në Kosovë dhe përdorin shërbimin roming të IPKO-s duhet të paguajnë 2.09 euro për minutë, ndërsa çmimi zyrtar të cilin ne e aplikojmë për thirrje është 1.69 euro për minute".

“Analiza e institutit GAP ka sqaruar se operatoret mobil mund të kenë marrëveshje individuale për çmime më të ulëta të romingut, por për operatoret që nuk kanë marrëveshje mes veti çmimet e romingut janë disa herë më të larta se ato të aplikuara në BE. Në rastin konkret ne kemi marrë çmimete romingut nga ueb faqja zyrtare e IPKO-s, ku tregon se Shqipëria është në Zonën 2 dhe çmimi për thirrje është 2.09 euro, 2”, thuhet


Po ashtu GAP-i thotë në sqarim, thekson se në analizë ceket se IPKO aplikon tarifa me të ulëta për shtetet e BE-së krahasuar me operatoret tjerë mobil në Kosove. Por, në analizë gjithashtu sqarohet se tarifa e romingut prej 0.49 euro është aplikuar në shtetet e BE-së në vitin 2007, kurse ky çmim ka shkuar duke u zvogëluar prej vitit në vit. Aty thuhet se në vitin 2010 tarifat e romingut në BE ishin 0.39 euro. /Telegrafi/