LAJMI I FUNDIT:

Deficiti tregtar në Japoni 4.17 miliardë euro

Deficiti tregtar në Japoni 4.17 miliardë euro

Japonia ka regjistruar në janar një deficit tregtar surprizë prej 471.4 miliardë jenë ose 4.17 miliardë euro, i fryrë nga rritja e importimit të naftës dhe eksportimeve në stanjacion.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Financave të Japonisë.

Eksportimet janë rritur me 1.4 për qind në krahasim me një vit më parë në 4.971 miliardë jen, ndërsa eksportimet janë rritur me 12.4 për qind në 5.443 miliardë.

Ky është deficiti i parë tregtar japonez në 22 muaj. /Telegrafi/