LAJMI I FUNDIT:

Shqipëri, dogana mbledh mbi 7.9 miliardë lekë

Shqipëri, dogana mbledh mbi 7.9 miliardë lekë

Doganat e Shqiptare gjatë muajit janar ka mbledhur në buxhetin e shtetit 7.933 miliardë lekë nga 7.895 miliardë të planifikuara, me një rritje prej 38 milionë lekë. Sipas statistikave zyrtare, krahasuar me Janarin 2010, gjatë muajit të parë të vitit 2011 janë mbledhur 867 milionë leke më tepër.

Eksportet shqiptare gjatë muajit Janar kanë rritje në sasi e vlerë krahasuar me të njëjtin muaj te vitit 2010. Kështu volumi i eksporteve shqiptare shprehur në sasi është 230 mijë ton nga 102.8 mijë ton të regjistruar me të njëjtën periudhë të një viti më parë me një rritje prej 127.2 mijë ton ose 123.7 për qind më shumë.

Ndërsa si vlerë, eksportet llogariten 7.8 miliardë lekë. Ri-eksportetgjatë këtij muaji kanë shënuar rritje në vlerë krahasuar me muajin janar te vitit 2010.

Vlera e rieksporteve nga përpunimi aktiv është realizuar një volum në vlerën prej 6.9 miliardë lekë me rritje prej 0.9 miliardë lekë ose 14.5 për qind më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2010. /Telegrafi/