LAJMI I FUNDIT:

Lehtësira për importuesit e mishit

Lehtësira për importuesit e mishit

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës së Kosovës (AUVK) ka marrë disa veprime neë mënyrë që të përmbushën kërkesat e Shoqatës së Prodhuesve dhe të Përpunuesve të Produkteve shtazore, ku përfshihen edhe lehtësira për marrjen e lejeve të importit për produktet e mishit.

U. d. i drejtorit të AUVK-së, Valdet Gjinovci tha se që nga maji i këtij viti, lejet e tilla do të merren brenda ditës, një hap që pritet t’ua lehtësojë veprimtarinë tregtarëve të produkteve të mishit. Sipas tij, do të jepen edhe leje të importit të vlefshme për gjashtë muaj.

“Do të angazhohemi që deri në fund të këtij viti të krijojmë lehtësime për qarkullimin e mallrave në vendet më të njohura për prodhimin e mishit. E kjo do të bëhet sidomos në vendet që e kanë njohur Kosovën”.

Gjinovci ai ka treguar se vitin e kaluar janë bërë 223 inspektime të depove të mishit, ndërsa janë asgjësuar 260 tonë mish. “Një fakt që na gëzon është rritja e bashkëpunimit me tregtarët dhe përpunuesit e mishit, të cilët gjithnjë e më shumë po bashkëpunojnë dhe po kërkojnë që të bëhen inspektime dhe në depot e tyre”, theksoi Gjinovci.


Edhe kryetari i Shoqatës së Prodhuesve dhe të Përpunuesve të Mishit, Burim Piraj, tha se importuesit dhe prodhuesit e mishit e mirëpresin angazhimin e AUVK-së për kontrollimin e cilësisë së produkteve të mishit. “Nëse ka asgjësim të mishit, kjo garanton cilësinë e produkteve që shiten këtu”, tha Piraj.

Siaps zyrtarëve të AUVK-së, aktualisht nuk ka rrezik që në Kosovë të arrijë mish i infektuar me dioksinë nga Gjermania, për shkak se malli që do të mund të vijë nga ai lokacion duhet të ketë një letër garanci të cilësisë. /Telegrafi/