LAJMI I FUNDIT:

Berisha merr pjesë në Forumin ekonomik në Milano

Berisha merr pjesë në Forumin ekonomik në Milano

Kryeministri Sali Berisha u nis të hënën për një vizitë pune në Milano, ku me ftesë të kryetares së Bashkisë së Milanos Letizia Moratti, do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Shqipëri-Itali, të organizuar nga bashkia e Milanos, rajoni i Lombardisë dhe Unioni i Dhomave të Tregtisë.

Qëllimi i këtij Forumi është forcimi i bashkëpunimit ekonomik, prezantimi i rasteve dhe projekteve të suksesshme italiane në Shqipëri, tërheqja e më shumë investimeve italiane në vendin tonë dhe bashkëpunimi me biznesin shqiptar.

Kryeministri Berisha shoqërohet nga një grup prej 100 përfaqësuesish të biznesit shqiptar, të cilët do të kenë mundësi të takohen me përfaqësues të rreth 100 sipërmarrjeve italiane, pjesëmarrëse në Forum.

Berisha do ti drejtohet panelit për të bërë një paraqitje të zhvillimeve ekonomike në Shqipëri, reformat ekonomike, fiskale dhe administrative për krijimin e një klime të favorshme për biznesin, potencialet e mëdha që ofron Shqipëria në shumë fusha, veçanërisht në ato me interes të përbashkët. /Telegrafi/