LAJMI I FUNDIT:

BQK hapë konkurs për Guvernator

BQK hapë konkurs për Guvernator

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka shpallur të hënën konkursin për Guvernator. Konkursi do të jetë i hapur deri më 15 shkurt. BQK-ja që nga arrestimi i ish-Guvernatorit Hashim Rexhepi për korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare më 23 gusht, funksionon me U. D.

Konkursi për guvernator është publikuar edhe në ueb faqen zyrtare të BQK-së si dhe mbështetet në nenin 38 të Ligjit për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës.

Kandidati i cili pretendon ta marrë drejtimin e Bankës Qendrore të Kosovës duhet t’i plotësoj këto kushte.

  • Të jetë personalitet me integritet dhe të ketë diplomë universitare;
  • Të ketë së paku 10 vjet përvojë profesionale apo akademike në fushat e ekonomisë, financave, bankave, kontabilitetit apo çështjeve juridike;
  • Njohuri në krijimin dhe monitorimin e zbatimit të politikave me rëndësi ndërlidhur me misionin, objektivat dhe kompetencat e BQK-së;
  • Të ketë aftësi dhe përvojë menaxheriale;
  • Në mënyrë specifike të plotësojë kushtet, sipas nenit 40 të Ligjit për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës;
  • Njohja e gjuhës angleze dhe gjuhëve tjera është me përparësi.

Sipas konkursit për Guvernator, nominimet e bëra nga Paneli do t’i paraqiten për përzgjedhje Kuvendit të Republikës së Kosovës, ndërsa emërimi në këtë pozitë do të bëhet nga Presidenti i Republikës së Kosovës sipas nenit 84.27 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. /Telegrafi/