LAJMI I FUNDIT:

Trepharm prodhon barna me cilësi evropiane

Trepharm prodhon barna me cilësi evropiane

Qytetarët e Kosovës do të kenë në dispozicion prodhime farmaceutike të prodhuara këtu, por të certifikuara me standardet evropiane dhe ndërkombëtare të cilësisë dhe sigurisë.

Trepharm, prodhuesi i parë i barnave, i ndërtuar sipas standardeve evropiane dhe ndërkombëtare të cilësisë, është përuruar të premten në Sllatinë të Fushë Kosovës.

Njëherësh hapja e Trepharm shënon njërin nga investimet më të mëdha private në Kosovë, duke ndihmuar kështu në zhvillimin e ekonomisë së vendit, punësimin e qytetarëve, zhvillimit të tregut të farmacisë dhe ofrimit të produkteve cilësore dhe me çmime të përshtatshme.

Në bashkëpunim me kompaninë amerikane CIPEX USA, si dhe më përkrahjen teknologjike të kompanive të tjera me renome evropiane, Trepharm është prodhues i barnave ndër të vetmit në rajon, i cili zbaton standardet evropiane të cilësisë dhe sigurisë ato të BE-së, – EU cGMP si dhe standardet ndërkombëtare të parashtruara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).


Kompania Tregtia ka investuar rreth 15 milionë euro për të ndërtuar një fabrikë të barnave në bazë të standardeve të larta të ndërtimit, të teknologjisë së avancuar dhe personelit të trajnuar vendor e të huaj, me qëllim të prodhimit të barnave jo vetëm për tregun e Kosovës, por edhe për atë ballkanik dhe evropian.

Fabrika posedon dy njësi të prodhimit, ndërsa aktualisht në funksion është njësia për prodhimin e antibiotikëve. Trepharm posedon edhe një laborator modern i cili përveç se shërben për nevojat e saj mund të përdoret për matje të ndryshme nga Ministria e Shëndetësisë e Kosovës dhe agjencitë shtetërore ose private që merren me farmaceutikë në Kosovë. /Telegrafi/