LAJMI I FUNDIT:

Rritet papunësia në SHBA

Rritet papunësia në SHBA

Raporte të reja tregojnë se ekonomia amerikane ka patur një rimëkëmbje jo të njëtrajtshme nga recesioni. Qeveria tha sot se numri i punonjësve që kërkuan asistencë për papunësinë u rrit në javën e parë të 2011.

Ndërkohë një kompani private parashikon se numri i pronarëve që humbën shtëpitë e tyre do të rritet me 20 për qind në 2011.

Rreth 3 milionë shtëpi kanë kaluar në pronësi të bankave që nga viti 2006 dhe kompania parashikon që ky numër të arrijë në 6 milionë në vitin 2013. Në një raport tjetër, qeveria tha se deficiti tregtar pritet u pakësua në nëntor për herë të parë në 10 muaj. /Telegrafi/