LAJMI I FUNDIT:

USAID-i përmirëson ambientin biznesor

USAID-i përmirëson ambientin biznesor

Zyrtarë të USAID-it prezantuan të enjten programin për përmirësimin e mjedisit afarist në Kosovë. Objektiv i këtij programi është krijimi i mjedisit më të mirë ligjor për operimin e bizneseve, dhe inkurajimi i legalizimit të atyre që funksionojnë në ekonominë joformale.

Bizneset në Kosovë duhet të kenë një mjedis më të përshtatshëm për operimin e tyre dhe kushte të barabarta në treg.

Brajan Kempell, , tha se nevojitet të përmirësohet mjedisi ligjor, me qëllim të lehtësimit të kushteve për funksionimin e bizneseve në Kosovë pasi që ata përballën sipas tij me vështirësi të shumta.

“Roli i qeverisë është që të krijojë rregulla dhe ligje të drejta dhe të barabarta për të gjithë, për të vepruar ashtu si duan në një fushë të barabartë. Ky është roli specifik i qeverisë për të krijuar këto rregulla të përgjithshme, e njëkohësisht duhet ta mbrojë edhe mirëqenien e publikut dhe sigurinë”, u shpreh Kempell.


Ai theksoi se Kosova duhet të përmirësojë treguesit në të cilët bazohet Banka Botërore gjatë hartimit të raportit për të bërë biznes.

Ndryshe, përfitues të këtyre granteve do të jenë organizatat vendore që punojnë në drejtim të përmirësimit të mjedisit afarist vendor. /Telegrafi/