LAJMI I FUNDIT:

Bora, Air France-KLM humb 70 milionë euro

Bora, Air France-KLM humb 70 milionë euro

Kompania aviotransportuesi francez-holandez “Air France-KLM” njoftoi se reshjet e mëdha të dëborës në dhjetor, të cilat i bllokuan aeroportet në mbarë Evropën, rezultuan me humbjen e rreth 70 milionë eurove.

Numri i udhëtarëve në dhjetor ka shënuar rënie për 1.6 për qind ndërsa operatorët e aeroporteve të Parisit u kritikuan për shkak të vonesës dhe kaosit të madh gjatë festave të fundvitit. /Telegrafi/