LAJMI I FUNDIT:

Mjegulla e bllokon aeroportin

Mjegulla e bllokon aeroportin

Mjegulla e madhe nga mëngjesi i sotëm, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ka bërë që ky aeroport të bllokohet deri në mesditë. Me ç'rast udhëtarët kanë pritur më shumë se gjashtë orë.

Zëdhënësi i ANP “Adem Jashari” Altin Ahmeti tha se deri në orën 12:30 janë realizuar vetëm tre fluturime, por, në orët e pasdites pritet që fluturimet t’i kthehen normalitetit.

“Shumë aeroplanë nuk kanë arritur të aterrojnë në pistën e aeroportit të Prishtinës, dhe kësi soji janë detyruar të zbarkojnë në Selanik, deri në momentet kur fluturimet brenda Kosovës kanë marrë dritën e gjelbër”, ka theksuar Ahmeti. /Telegrafi/