LAJMI I FUNDIT:

Gjermania kontratë gati nëntë miliardë euro me Kinën

Gjermania kontratë gati nëntë miliardë euro me Kinën

Gjermania dhe Kina janë marrë vesh për një bashkëpunim edhe më të ngushtë në sektorin ekonomik. Gjatë vizitës së zëvendëskryeministrit kinez Li Keqiang në Berlin u nënshkruan marrëveshje dhe joint- ventures me vlerë të përgjithshme 8.7 miliardë euro.

Sipas Dw, Zëri më i madh është një projekt i Volkswagenit me vlerë prej 2.6 miliardë eurosh. Gjatë një takimi midis Lisë dhe kancelares Angela Merkel u fol sipas një zëdhënësi për të gjitha marrëdhëniet dypalëshe përfshirë dialogun për të drejtat e njeriut.

Li, i cili konsiderohet si kryeministër i ardhshëm, paralajmëroi, se Kina dëshiron të hapet më shumë për sipërmarrjet gjermane. Sipas tij Pekini është shumë i interesuar për një monedhë euro të qëndrueshme dhe për një Evropë të bashkuar. /Telegrafi/