Skadimi i Marrëveshjes preferenca autonome tregtare mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian (BE) në fund të vitit që lamë pas ka dëmtuar në masë të madhe disa prodhues vendorë kosovarë, që falë kësaj marrëveshjeje kanë plasuar produktet e tyre në tregun e Bashkimit Evropian pa iu nënshtruar taksave doganore.
Berat Rukiçi, sekretar i përgjithshëm i Odës Ekonomike e Kosovës, thotë se OEK-u i ka propozuar Komisionit Evropian (KE) që ta vazhdojë këtë marrëveshje deri në fund të vitit 2015. Por, sipas tij, për këtë çështje problem janë duke paraqitur disa shtete që ende nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës.
“Krejt problemi qëndron te shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën. Deri sa KE-ja të marrë një vendim se si të identifikohen prodhimet e Kosovës në treg, BE-ja do ta aplikojë taksën donatore. Në momentin kur vendimi hyn në fuqi, atëherë eksporti vazhdon si më parë”,tha ai.
Sipas Rukiçit, nga kjo shkëputje e marrëveshjes janë dëmtuar veraria “Stone Castle” në Rahovec, industria e gomës “Ballkan” në Suharekë, “Ferronikeli” në Drenas, por edhe prodhues të vegjël të Kosovës.
Në anën tjetër, ministri në largim i Integrimeve Evropiane, Besim Beqaj, theksoi se Kosova i ka dërguar rekomandimet që kjo marrëveshje të vazhdojë edhe me tej. “Kjo është procedurë. Nga 1 janari BE-ja ka filluar ta aplikojë doganën për prodhimet kosovare, por unë besoj se kjo pagesë do t’iu kthehet prodhuesve vendorë në momentin kur të hyjë në fuqi marrëveshja”, theksoi Beqaj.
Zyrtarë nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë thonë se kjo marrëveshje ka mbetur vetëm të ratifikohet nga Parlamenti Evropian.
Por, në anën tjetër, prodhuesit vendorë në vend thonë se qeveria duhet të bëjë një zgjedhje të shpejtë për të vazhduar marrëveshjen, ose në të kundërtën prodhuesit vendorë që kanë eksportuar do të falimentojnë.
Shani Mullabazi, drejtor i verarisë “Stone Castle” në Rahovec, thotë se më shumë se 80 për qind të prodhimit e kanë të destinuar për eksport. “Nëse ne paguajmë doganën, në asnjë mënyrë nuk jemi konkurrentë në tregun evropian. Institucionet duhet ta bëjnë të pamundurën që ta vazhdojnë këtë marrëveshje për të mos ardhur deri te bllokimi i prodhimit vendor në Kosovë”, tha ai.
Por, preferencave tregtare me Bashkimin Evropian dhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kosova nuk ua ka parë shumë hairin. Gjatë vitit 2009, eksporti i përgjithshëm i Kosovës ka qenë afër 163 milionë euro, apo gati tre milionë euro më pak se në vitin 2008. Nga tregjet e BE-së janë realizuar 81.5 milionë euro, ose 19 për qind më pak se një vit më parë. /Zëri/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëIPKO me arritje historike në zgjerimin e rrjetit 5G në nivel kombëtar
Pse CEFTA është e rëndësishme për Kosovën?
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit
Kompleksi Linda, banesat që ju japin jetesën që meritoni
Mbyllet konferenca më e madhe ndërkombëtare për ndryshimet klimatike dhe mjedisin në Prishtinë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Reagon Putini, pas paralajmërimeve të SHBA-së dhe MB-së se do të lejojnë Kievin të përdorë armë me rreze të gjatë kundër objektivave brenda Rusisë
"Të largohem nga Barcelona për 120 milionë euro?", Lamine Yamal flet të ardhmen e tij
Osmani për kërcënimet e Vuçiqit: Tregojnë mendësinë e tij të vërtetë – do të përballet me institucionet e Kosovës
Analisti serb: Ura e Ibrit do të hapet, Vuçiq duhet ta pranojë planin franko-gjerman
"Kemi blerë të gabuarin", Ancelotti e kishte lënë të shokuar Bellinghamin
Gjashtë vende që mund të ndërmjetësojnë bisedimet e mundshme të paqes Rusi-Ukrainë