LAJMI I FUNDIT:

Barroso: BE duhet të krijojë tregun e përbashkët të energjisë

Barroso: BE duhet të krijojë tregun e përbashkët të energjisë

Bashkimi Evropian (BE) ndodhet përballë sfidës për krijimin e një tregu të përbashkët të energjisë.

Kreu i Komisionit të BE-së, Hose Manuel Barroso, e cilësoi progresin të pamjaftueshëm atë të arritur në prodhimin e energjisë. Ai është i mendimit se BE-ja duhet të shpejtojë ndërtimin e tregut të përbashkët të energjisë.

Barroso shprehu shpresën se në samitin e posaçëm që do të zhvillohet në shkurt, udhëheqësit e BE-së do të arrijnë mendimet unanime për ndërtimin e infrastrukturës së munguar në fushën e energjisë duke hequr pengesat për krijimin e tregut në fjalë. /Telegrafi/