LAJMI I FUNDIT:

Kërkojnë zbatimin e vendimit të gjykatës

Kërkojnë zbatimin e vendimit të gjykatës

Punëtorët e fabrikës së tubave në Ferizaj kanë kërkuar të enjten nga institucionet e Kosovës përmbarimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese që i ka shpall fitues të rreth 30 milionë eurove në emër të kompensimit të pagave nga viti 1990.

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të fabrikës së Tubave, Ali Azemi, ka njoftuar punëtorët e fabrikës me vendimin e gjykatës dhe u ka bërë me dije që janë fitues të kësaj shume të parave që nuk u janë dhënë për 20 vite.

Punëtorët janë deklaruar se në rast të mosrespektimit të vendimit të gjykatës do të kërkojnë ritenderimin e fabrikës dhe kthimin e tyre në vende të punës. /Telegrafi/