LAJMI I FUNDIT:

Viti 2011, vit i masave të ashpra ekonomike

Viti 2011, vit i masave të ashpra ekonomike

Kriza ekonomike globale dhe ndikimet e saj në Evropë dhe sidomos në BE e në veçanti në vendet e eurozonës, ka shkaktuar probleme të shumta ekonomike, politike dhe sociale në këto vende. Në këtë kuadër qendrat studimore evropiane i kanë paralajmëruar vazhdimisht zyrtarët e BE-së, se politikat e ashpra ekonomike që u janë imponuar kohët e fundit qytetarëve evropianë do të kenë si pasojë rrezikun e rikthimit të Evropës në vitet 1930 kur sunduan krizat e gjera politike e sociale.

Megjithëse disa analistë janë të mendimit se akoma kushtet ekonomike nuk janë përkeqësuar aq shumë saqë të krahasohen me krizën e viteve 30, por ekziston shqetësimi serioz i ekonomistëve dhe politikanëve evropianë se kriza ekonomike do të shkaktojë kriza të gjera social-politike në Evropë.

Gjendja dhe struktura ekonomike e disa vendeve të Evropës si Greqia, Spanja, Portugalia, etj janë të ngjashme dhe nëse këto vende nuk do të mund të zbatojnë me sukses masat e rrepta ekonomike dhe financiare do të përballen me probleme thelbësore.

Sipas ekspertëve, viti 2011 do të jetë viti i masave të ashpra ekonomike për vendet evropiane. /Telegrafi/