LAJMI I FUNDIT:

Shkurtimet çuan në katastrofën e Gjirit të Meksikës

Shkurtimet çuan në katastrofën e Gjirit të Meksikës

Një panel i ngritur nga presidenti amerikan ka arritur në përfundimin se shkurtimet sistematike të bëra brenda kompanisë British Petrolium (BP) çuan deri në derdhjen masive të naftës në Gjirin e Meksikës.

Komisioni theksoi se BP dhe partnerët e saj në biznes kishin shkurtuar koston për një seri operacionesh, çfarë kishte bërë që të rritej rreziku nga aksidentet. Rregullatorët qeveritarë nuk kanë autoritetin, burimet financiare dhe ekspertizën e nevojshme teknike për të kontrolluar kompanitë në fushën e energjisë, ka vlerësuar paneli.

Derdhja e naftës në Gjirin e Meksikës verën e kaluar u shkaktua nga çarja e një tubacioni nëndetar, i cili shkaktoi vdekjen e 11 punëtorëve. Miliona fuçi me naftë u derdhën në Gjirin e Meksikës. /Telegrafi/