LAJMI I FUNDIT:

Shqipëri: Gjallërohet kredia

Shqipëri: Gjallërohet kredia

Kredia për ekonominë ka dhënë shenja shprese në nëntor, kur ka shënuar një rritje historike më të lartën në më shumë se dy vjet. Të dhënat zyrtare të Bankës së Shqipërisë tregojnë se kredia në muajin nëntor u rrit me rreth 136 milionë dollarë, rritja më e madhe që nga qershori i vitit 2008.

Edhe pse është ende herët të flitet për gjallërim të kreditimit, ekspertët e bankës qendrore shprehen optimistë për disa arsye. Së pari, ata nënvizojnë faktin që kemi të bëjmë me një rritje historike, dhe së dyti baza e saj është gjerë. Që do të thotë se rritja nuk ka ardhur si pasojë e një kredie të madhe e kontraktuar nga një biznes i vetëm, por nga ajo kanë përfituar shumë biznese njëherësh.

Përgjatë dy viteve të fundit, bankat kanë ndjekur një politikë të shtrënguar kreditimi, ku kanë dhënë kredi vetëm për biznese të caktuara, kryesisht të mëdha tek të cilat kishin besim, por edhe garanci të plota.

Ndryshimi i kësaj tendence sipas ekspertëve është një shenjë pozitive, me shpresën se kredia do të dalë përfundimisht nga ngërçi.


Ritmet e rritjes së kredisë u tkurrën fort që nga tremujori i fundit i vitit 2008, për shkak të panikut që mbolli kriza globale edhe në sistemin bankar shqiptar. Ritmet e kreditimit mbetën të ulëta për disa arsye. Në fillim si pasojë e politikës së shtrënguar të bankave, dhe më vonë sipas Bankës së Shqipërisë, për shkak të rënies së kërkesës për kredi nga biznesi dhe individët. Në të dyja rastet, rezultati ka qenë rënie e kërkesës konsumatore dhe investimeve private.

Tashmë ekspertët e Bankës së Shqipërisë shpresojnë që tendenca e nëntorit të konfirmohet edhe në muajt në vijim, çka do të thoshte rigjallërim përfundimtar i kredisë me shpresën për t’i dhënë një impuls të ri ekonomisë së drobitur nga kriza. /Tch/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025

AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025

AMECC Rezonanca
Kompleksi Linda, banesat që ju japin jetesën që meritoni

Kompleksi Linda, banesat që ju japin jetesën që meritoni

Al Trade Center
Konferenca Ndërkombëtare për

Konferenca Ndërkombëtare për "Qëndrueshmërinë Mjedisore dhe Ndryshimet Klimatike" po mbahet në Prishtinë

Ekonomi
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit

Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit

Telegrafi Jobs
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Kalo në kategori