LAJMI I FUNDIT:

Konfindustria kërkon vendosjen e kasave fiskale

Konfindustria kërkon vendosjen e kasave fiskale

Konfindustria kërkoi të enjten pajisjen me kasa fiskale të të gjitha bizneseve në vend, përfshi edhe biznesin e vogël. Përfaqësuesit e Konfindustrisë kërkuan që ekzekutivi të zbatojë me çdo kusht dhe pa ngurrim vendosjen e kasave fiskale si kusht i domosdoshëm për formalizimin e ekonomisë.

Konfindustria tha se çdo shtyrje në pajisjen me kasa fiskale shkakton dëme të pallogaritshme për biznesin e ndershëm, konkurueshmërinë dhe qëndrueshmërinë e ekonomisë kombëtare në tërësi.

Konfindustria tha gjithashtu se kjo do të ishte një goditje për zbatimin e ligjit dhe theksoi se mos-vendosja e kasave fiskale shkakton shmangie financiare dhe trysni për shmangie fiskale në të gjithë procesin tregtar në Shqipëri, e cila vlerësohet aktualisht në mbi 50 % të prodhimit të përgjithshëm bruto. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025

AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025

AMECC Rezonanca
Kompleksi Linda, banesat që ju japin jetesën që meritoni

Kompleksi Linda, banesat që ju japin jetesën që meritoni

Al Trade Center
Konferenca Ndërkombëtare për

Konferenca Ndërkombëtare për "Qëndrueshmërinë Mjedisore dhe Ndryshimet Klimatike" po mbahet në Prishtinë

Ekonomi
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit

Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit

Telegrafi Jobs
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Kalo në kategori