LAJMI I FUNDIT:

PTK inicion padi ndaj TEB Bankës

PTK inicion padi ndaj TEB Bankës

Postë Telekomi i Kosovës (PTK) ka iniciuar padi ndaj TEB Bankës për nxjerrjen dhe publikimin e sekretit afarist. Për shkak prishjes së marrëveshjes së konfidencalitetit me bankën në fjalë që ka lejuar publikimin e xhirollogarive të punëtorëve të PTK-së dhe kryeshefit ekzekutiv të saj, Shyqyri Haxhën, është bërë një shkelje e rëndë që ka dëmtuar jashtëzakonisht shumë kompaninë dhe menaxhmentin ekzekutiv të saj.

Kjo edhe për faktin tjetër se 311 punëtorë të PTK-së me këtë rast u janë ekspozuar rrezikut nga publikimi i të dhënave të tyre bankare nga punëtorja e kësaj banke, e cila në bazë të një konfirmimi nga vetë TEB Banka është Ilirjana Krasniqi e bija e ish-drejtorit financiar të PTK, Isak Krasniqi, thuhet në një njoftim të PTK-së.

Si rrjedhojë e këtij ekspozimi, PTK-ja ka nisur procedurat e brendshme hetimore për ta kuptuar se kush po nxjerr dokumente konfidenciale të korporatës në publik dhe pas bashkëpunimit me zyrtarë të TEB Bankës ka dalë se të dhënat janë publikuar nga punëtorja e kësaj banke.

Muhamet Xhemajli, nga Departamenti i Hetimeve në PTK, i cili ka marrë pjesë në takimin e vetëm që është organizuar mes PTK-së dhe TEB Bankës për sqarimin e këtij rasti, ka thënë se pas marrjes së informacionit mbi publikimin e listës së pagave në media, Departamenti i Hetimeve së bashku me Departamentin e IT-së në kuadër të PTK-së ka vazhduar me hulumtime rreth rastit të publikimit të të dhënave në media.


Në njoftim thuhet se PTK-ja do të pres rezultatet nga organet kompetente të drejtësisë pas dërgimit të lëndës në gjykatën kompetente. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025

AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025

AMECC Rezonanca
Kompleksi Linda, banesat që ju japin jetesën që meritoni

Kompleksi Linda, banesat që ju japin jetesën që meritoni

Al Trade Center
Konferenca Ndërkombëtare për

Konferenca Ndërkombëtare për "Qëndrueshmërinë Mjedisore dhe Ndryshimet Klimatike" po mbahet në Prishtinë

Ekonomi
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit

Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit

Telegrafi Jobs
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Kalo në kategori