LAJMI I FUNDIT:

ESK: Është rritur numri i bizneseve të regjistruara

ESK: Është rritur numri i bizneseve të regjistruara

Gjatë tremujorit të tretë 2010 numri i ndërmarrjeve të reja dhe të riregjistruara ishte 1800, ndërsa në tremujorin e dytë ka qenë 1997, që vërehet një diferencë në mes tremujorëve për 197 ndërmarrje, shprehur në përqindje vërehet një rënie prej 10.9 pwr qind krahasuar me tremujorin paraprak.

Mirëpo nëse e krahasohet me tremujorin e tretë të vitit paraprak ka rritje për 6.4 pwr qind të ndërmarrjeve reja.

Enti i Statistikës së Kosovës (ESK) ka përgatitur publikimin “Repertori Statistikor mbi ndërmarrjet në Kosovë TM3 2010“, mbi bizneset e regjistruara dhe të riregjistruara në Agjensionin e Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë të MTI-së.

Gjatë kësaj periudhe aktivitetet ekonomike më të preferuara në tremujorin e tretë të vitit 2010 janë: tregtia me 692 ndërmarrje, hotelet dhe restorantet, pasuritë e patundshme dhe dhënia me qira si dhe aktivitete tjera. /Telegrafi/