LAJMI I FUNDIT:

Takohen udhëheqësit e Odave

Takohen udhëheqësit e Odave

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) Safet Gërxhaliu ka pritur të enjten në takim kryetarin e Odës së Avokatëve të Kosovës, Musa Dragusha. Sipas një njoftimi për media thuhet se qëllimi i takimit ka qenë vendosja e bashkëpunimit dhe thellimi të marrëdhënieve mes dy Odave në të ardhmen.

Drejtuesit u pajtuan që të bashkëpunojnë dhe të krijojnë për partneritet reciprok. Se shpejti pritet qe bashkëpunimi te vendoset në një kornize e cila pritet qe te nënshkruhet në ditët ne vijim.

Një memorandum bashkëpunimi do të përcaktonte: këmbimin e informatave; aplikim në projekte të përbashkëta; këmbim të informatave për takime permanente mes Odës së Avokatëve dhe të Komitetit të bizneseve sikundër edhe prezencë të Odës së Avokatëve në delegacionet e ndryshme, për të promovuar sistemin juridik të avokatëve. /Telegrafi/