LAJMI I FUNDIT:

Trajnim për Qeverisjen Korporative

Trajnim për Qeverisjen Korporative

Njësia për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrje Publike në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave e përkrahur nga Korporata Ndërkombëtare Financiare (IFC), anëtare e Bankës Botërore, si pjesë e projektit të saj të Qeverisjes Korporative në Kosovë, ka mbajtur trajnimin dy ditorë për Qeverisjen Korporative në Kosovë.

Të mërkurën trajnimi është mbajtur me temë “Roli i Njësisë së Ndërmarrjeve Publike në Promovimin e Qeverisjes së Mirë Korporative në Republikën e Kosovës”, ndërsa sot trajnimi është mbajtur për anëtarët e Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjeve Publikë, me temën “Qeverisja Korporative Bordi i Drejtorëve në Ndërmarrjet Publike”.

Për dy ditë Ramadan Sejdiu, udhëheqës i Njësisë për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrje Publike në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave dhe ligjëruesit nga IFC-ja, Sonila Biçaku dhe Ramadan Berisha kanë prezantuar para pjesëmarrësve metodat moderne për monitorim dhe mbikëqyrje të implementimit të qeverisjes korporative në agjencitë e sektorit publik dhe ndërmarrjet në pronësi shtetërore/publike. Te gjithë pjesëmarrësit u pajisen me certifikatë mbi vijimin e trajnimit. /Telegrafi/