LAJMI I FUNDIT:

Dështojnë negociata SHBA – Kore e Jugut për tregti të lirë

Dështojnë negociata SHBA – Kore e Jugut për tregti të lirë

Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuar të Amerikës (SHBA), nuk janë dakorduar të enjten për të lidhur një marrëveshje për tregti të lirë.

Sipas agjencive të lajmeve nga Seuli, Li Miung Bak presidenti i Koresë së Jgut ditën e enjte në një konferencë të përbashkët për shtyp deklaroi se për zgjidhjen e detajeve të kësaj marrëveshje nevojitet më shumë kohë.

Shumë shtetas koreanojugor sot duke mbajtur në duar parulla kanë protestuar në lidhje me përpjekjet e Uashingtonit dhe Seulit në lidhje me miratimin e mundshëm të marrëveshjes së tregtisë së lirë midis dy vendeve. /Telegrafi/