LAJMI I FUNDIT:

Pesë euro pako premium për 10 ditë

Pesë euro pako premium për 10 ditë

Për ta bërë ambientin familjar edhe më të këndshëm për festën e Bajramit, kompania IPKO e ka prezantuar edhe një mundësi të re të pagesës për pakon e televizionit digjital, atë Premium. Pakoja më e kërkuar e televizionit kabllor digjital IPKO tani mund të blihet edhe për 10 ditë të vetme.

Abonuesit ekzistues të televizionit kabllor digjital IPKO që kanë resiver ose smart-kartelë funksionale mund ta aktivizojnë pakon Premium. Çmimi i pakos Premium është 5 euro për dhjetë ditë.

“Aktivizimi i menjëhershëm i përmbajtjes Premium në televizionin kabllor digjital IPKO mund të bëhet në të gjitha dyqanet e kompanisë IPKO si dhe me një SMS të vetëm, duke dërguar numrin e smart-kartelës në 4444. Oferta zgjat prej datës 10 deri më 20 nëntor 2010, dhe e njëjta vlen vetëm për konsumatorët e telefonisë mobile IPKO”.

Së fundmi, IPKO dhe Digitalb kanë siguruar të drejtat për transmetimin e Ligave më të forta evropiane dhe ngjarjeve të tjera interesante sportive. /Telegrafi/