LAJMI I FUNDIT:

Nesër protestojnë punëtoret e Gërmisë

Nesër protestojnë punëtoret e Gërmisë

Bashkimi i Sindikatave të Pavarur të Kosovës (BSPK) ka njoftuar nëpërmjet një komunikatë për media se punëtorët e ndërmarrjes Gërmija do të protestojnë përsëri.

Kjo nuk është hera e parë që protestojnë punëtorët e kësaj ndërmarrje ata në protestën e kaluar kanë kërkuar pagesën e qeras për shfrytëzimin e objekteve të tyre nga ana e disa ministrive dhe një privatizim të mirëfilltë.

“Shoqata Sindikale e Punëtorëve të Gërmisë do të protestojë të mërkurën prej 12:00-13:00. Protestuesit do të defilojnë përballë Teatrit Kombëtar të Kosovës”, thuhet në njoftimin e BSPK-së. /Telegrafi/