LAJMI I FUNDIT:

Panairi i prodhimeve turke në Kosovë

Panairi i prodhimeve turke në Kosovë

Dhoma Tregtare e Stambollit (DHTS), vazhdon tё hapi horizonte tё reja nё sektorin privat. DHTS bashkё me pёrfaqёsuesit e sektorit privat ka marrё pjesë nepёr panaire mbarё botёs duke filluar nga Ballkani deri nё Lindjen e Mesme e nga Amerika e deri nё Afrikё, e kёtё herё me Panairin e Parë nё Kosovë tё Prodhimeve Turke po hap derёn e njё tregu tё ri.

Panairi i Parё nё Kosovë i Prodhimeve Turke do tё jetw i hapur mw 9 deri mw 12 nëntor nё “Pallati i Rinisё” Prishtinё.
Dhoma Tregtare e Stambollit ka si qёllim qё afaristёt Kosovarё tё cilёt kohёt e fundit kanё filluar tё dallohen nga ata tё vendeve tё tjera tё ish bllokut tё Evropёs Lindore dhe t’iu japi atyre mundёsinё qё tё lidhen me vёllezёrit Turq. Kjo ekspozitё ka rёndёsi tё madhe pёr hapjen dhe zvillimin e ekonomisё sё Kosovёs, e cila ka filluar tё rindёrtohet dhe tё riorganizohet.

Ekspozita e Prodhimeve Turke do tё rrije e hapur pёr katёr ditё nga ora 10.00 deri nё orёn 18.00 dhe nё kёtё ekspozitё do tё hapin stenda 70 kompani Turke. /Telegrafi/