LAJMI I FUNDIT:

FMN reforma në favor të vendeve në industrializim

FMN reforma në favor të vendeve në industrializim

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) miratoi një prej reformave më të mëdha që prej themelimit të tij para më shumë se 60 vjetësh. Në qendër është zhvendosja e peshave në votim në këshillin e guvernatorëve të FMN-së.

Derisa shtetet e industrializuara dorëzojnë pushtet, vendet në industrializim e sipër marrin në të ardhmen më shumë të drejtë fjale. Në këtë mënyrë Kina bëhet (pas SHBA-së dhe Japonisë) numri tre ndër anëtarët më me ndikim në FMN dhe sposton Gjermaninë nga ky vend.

Shefi i FMN-së Dominique Strauss-Kahn bëri fjalë për një "marrëveshje historike".
Për këtë reformë u morën vesh në një takim në tetor 20 vendet kryesore të industrializuara dhe në industrializim e sipër. /Telegrafi/