LAJMI I FUNDIT:

Qeveria mbështet fuqishëm bujqit kosovarë

Qeveria mbështet fuqishëm bujqit kosovarë

Kryeministri Hashim Thaçi pasi përgëzoi për sezonin e korrje-shirjeve, tha se ky është një nga sezonet më produktive.

“Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdojë të japë mbështetje të fuqishme gjithë bujqve kosovarë, jo vetëm në procesin e korrje-shirjeve, por edhe për të mbjellat e vjeshtës”, theksoi kryeministri Thaçi.

Duke uruar gjithë qytetarët e Kosovës, të gjithë bujqit, për sezonin e korrje-shirjeve, kryeministri Thaçi uroi që të ketë edhe më tepër shëndet për familjet tona, për gjithë qytetarët, si dhe një fuqizim natyrisht edhe për shtetin tonë, “sepse ne kemi një tokë jashtëzakonisht të mirë, të cilën duhet ta punojmë edhe më tepër”, theksoi kryeministri, duke shtuar se, “qeveria e Republikës së Kosovës dhe unë personalisht, ministri Stavileci, gjitha autoritetet lokale, do te jemi në mbështetje të plotë të përkushtimeve tona shtetërore”. /Telegrafi/