LAJMI I FUNDIT:

Emigracioni ka rënë në 6%

Emigracioni ka rënë në 6%

Emigracioni si një dukuri në rënie vitet e fundit, pritet të shënojë rritje vitin e ardhshëm, pasi vendet në zhvillim të nisin rimëkëmbjen ekonomike pas krizës globale dhe në këtë mënyrë, të thithin më shumë fuqi punëtore.

Kështu pohon raporti më i fundit i publikuar nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OCSE), mbi emigracionin ndërkombëtar, i cili është aktualisht në rënie me rreth 6%, për shkak të efekteve të krizës financiare që përfshiu botën.

Sipas tij, ndërsa në vitet e fundit emigracioni shënoi një rritje prej 11%, kriza i dha një goditje atij duke mos pasur më nevojë për fuqi punëtore dhe duke e rrëzuar në nivelin prej 6%.

Ekspertët shpjegojnë se vitet më të këqija për të emigruar kanë qenë 2008 dhe 2009, ku emigruan 4 milionë më pak nga sa ishin parashikuar dhe kjo pasi vendet e pasura apo ato në zhvillim nuk kishin punë mjaftueshëm për banorët e tyre, ndaj dhe pritja e të huajve ishte një gjë shumë e vështirë.


"Nëse parashikimet tona për shërim të ekonomisë globale janë të drejta, ne mund të presim një përmirësim të dukurisë së emigracionit në vitin 2011", tha një konferencë për shtyp, John Martin, kreu i Punësimit në OCSE.

Organizata përsëriti se në një afat të gjatë, dukuria e emigracionit, pra ajo e punës në vendet e zhvilluara do të vazhdojë, për shkak të një popullsie të tyre, e cila po shkon drejt plakjes dhe disponueshmërisë së vendeve të punës në sektorë të ndryshëm, veçanërisht në kujdesin e moshuarve dhe fëmijëve.

Bazuar në këto parashikime, OCSE thotë se popullsia në moshë pune do të rritet me vetëm 1.9% gjatë dekadës së ardhshme, krahasuar me 8.6% në 10 vitet e fundit. /noa/