LAJMI I FUNDIT:

Bllacë, rekonstruimi i vendkalimit kufitar me Kosovën

Bllacë, rekonstruimi i vendkalimit kufitar me Kosovën

Në vendkalimin kufitar Bllacë me Kosovën do të vihet sot gurthemeli për rekonstruimin e kësaj pike kufitare. Rekonstruimi realizohet me Marrëveshjen për ndërtimin e pjesës së udhëtarëve të këtij vendkalimi, të financuar nga mjetet e Bankës Botërore në kuadër të projektit për lehtësimin e tregtisë dhe transportit në Evropën Juglindore.

Punimet do të realizohet nga ndërmarrja ndërtimore “Granit” SHA, ndërsa realizimi i plotë i projektit do të bëhet për 14 muaj. Në ceremoninë e vënies së gurthemelit do të marrin pjesë zyrtarë të lartë të Qeverisë.

Rekonstruimi do të plotësojë të gjitha kushtet dhe standardet që kjo pikë kufitare të jetë bashkëkohore dhe me një infrastrukturë moderne, që do të jetë në shërbim të lëvizjes së lirë dhe qarkullimit të mallrave , në përputhje me nevojat e bizneseve dhe qytetarëve.

Projekti parasheh që të vendosen katër linja për hyrje dhe 3 linja për dalje si dhe ndërtimi i objektit modern për administratën doganore dhe policore. /INA/