LAJMI I FUNDIT:

Miratohet Marrëveshja SWIFT me SHBA-në

Miratohet Marrëveshja SWIFT me SHBA-në

Parlamenti Evropian në Strasburg ka miratuar marrëveshjen e diskutueshme për të dhënat bankare.

Deputetët votuan të enjten pro marrëveshjes ndërkombëtare midis Bashkimit Evropian dhe SHBA-së.

Marrëveshja SWIFT mbi shkëmbimin e të dhënave me SHBA-në ka një histori të gjatë dhe të mbushur me konflikt. Në shkurt Parlamenti Evropian refuzoi një marrëveshje interim, sepse sipas tij mungonin rregullat për mbrojtjen e të dhënave.

SWIFT nuk prek transferime të dhënash ndërkombëtare dhe evropianët kanë të drejtë të kërkojnë informacion për përdorimin e të dhënave të tyre.


Pjesë e përmirësimeve kundrejt marrëveshjes interim është që tani qytetarët evropianë mund të kërkojnë informacion panë një zyre kombëtare për mbrojtjen e të dhënave në lidhje me përdorimin e të dhënave të tyre. /Dw/Telegrafi/