LAJMI I FUNDIT:

Evropa vendos për bonuset e bankave

Evropa vendos për bonuset e bankave

Parlamenti evropian pritet të miratojë kufizimet e reja lidhur me mënyrën se si u jepen shpërblimet bankierëve. Vetëm një pjesë e bonuseve do të paguhen paradhënie, ndërsa të paktën gjysma e shpërblimit do të varet nga ecuria e bankës në të ardhmen. Megjithatë nuk do të vihet një limit, sa i takon vlerës maksimale të shpërblimit.

Pas shpëtimit të bankave në mbarë Evropën, deputetët e parlamentit evropianë vunë në shënjestër shpërblimet e majme që u jepeshin zyrtarëve më të suksesshëm të bankave. Disa fajësuan kulturën e bonuseve se inkurajonte ndërmarrjen e risqeve si shkaktare të krizës financiare.

Për drejtorët e bankave të shpëtuara nga shteti nuk do të ketë bonuse, ndërsa për pjesën tjetër vetëm 30 për qind e shpërblimit paguhet paradhënie me para në dorë. Nga pjesa e mbetur e shpërblimit 40 për qind do të jepet pas 3-5 vjetësh mbështetur në fitimet që do të sigurojë banka.

Pjesa tjetër do të jepet në formën e një kapitali kontingjent, me fjalë të tjera në formën e një huaje nga banka, e cila mund të kthehet në aksione nëse banka përballet me probleme.


Pra shpërblimet e dhëna nga bankat do të bëhen kështu më të ndërlidhura me formën e dhe performancën e bankës. /bbc/