LAJMI I FUNDIT:

Fiskalizohen 550 biznese, ekspertët kërkojnë të shtohen kontrollet

Fiskalizohen 550 biznese, ekspertët kërkojnë të shtohen kontrollet

Procesi i fiskalizimit nuk është duke shkuar sipas dinamikës së paraparë nga Administrata Tatimore e Kosovës. Megjithatë zyrtarët e ATK-së deklarojnë se ky projekt është duke shkuar mirë, ndërsa ngadalësimi i procesit nuk e dëmton këtë projekt.

Deri më tani janë fiskalizuar vetëm 550 tatimpagues, ndërsa janë instaluar 1300 pajisje elektronike fiskale.

Për ATK-në ky numër është i kënaqshëm, ndërsa për ekspertët i ulët. Ekspertët kërkojnë që të rrite numri i inspektorëve të ATK-së dhe të aktivizohen gjoba për të gjitha bizneset që shkelin ligjin. /Koha Ditore/Telegrafi/