LAJMI I FUNDIT:

Opel nuk planifikon mbyllje fabrikash në Gjermani

Opel nuk planifikon mbyllje fabrikash në Gjermani

Prodhuesi i automobilave Opel nuk do të heqë dorë nga fabrikat e tij në Gjermani edhe nëse shteti gjerman nuk jep ndihma financiare.

“Në Gjermani nuk janë planifikuar mbyllje fabrikash”, tha shefi i Opelit për Evropën, Nick Reilly, në një intervistë për Süddeutsche Zeitung.

Reilly tha se ai pret që tregjet të shënojnë përsëri rritje të shitjeve. Qëllimi i Opelit është të bëhet më i pavarur nga tregu i dobët evropian, tha Reilly. Opel duhet të përpiqet për hapjen e tregjeve të reja të eksporteve, si p.sh. Kina. Katër javë më parë qeveria gjermane refuzoi një kërkesë të kompanisë për një garanci disa miliardëshe. /DW.