LAJMI I FUNDIT:

PD: PS, fushatë të egër kundër rritjes së pensioneve

PD: PS, fushatë të egër kundër rritjes së pensioneve

Partia Demokratike akuzoi sot opozitën për fushatë të egër kundër vendimit të qeverisë për rritjen e pagave dhe pensioneve. Në një deklaratë për shtyp, zëdhënësja e PD-së, Erla Mehilli tha se “këto ditë Edvin Rama dhe klubi i milionerëve bllokmenë të rinj ka ndërmarrë një fushatë të egër kundra rritjes së pensioneve, duke e paraqitur këtë rritje si një katastrofë ekonomike.

PD, sipas saj, denoncon këtë pashpirtës të Ramës dhe kupolës së milionerëve që drejton sot PS, si dëshmi e trashëgimisë historike e biologjike dhe shpirtkazmërisë së tyre.

"Të ngrihesh sot kundra rritjes së pensioneve do të thotë të heqësh çdo maskë dhe të nxjerrësh fytyrën e vërtetë çnjerëzore para 520 mijë pensionistëve shqiptarë, të cilët dolën nga regjimi i etërve tuaj më skllevër se çdo qytetar tjetër në planet", deklaroi Mehilli.

Ajo theksoi se të pretendosh se pensionet po rriten duke marrë 70% të kursimeve të shqiptarëve, do të thotë të mashtrosh pa u skuqur 70 herë shqiptarët, pasi asnjë qindarkë nuk është marrë e nuk merret nga cilado qoftë kredi për rritje rrogash e pensionesh nga qeveria aktuale.


PD, u shpreh Mehilli, përshëndet rritjen e rrogave dhe pensioneve nga kjo qeveri si një dëshmi madhore e politikës së saj të zemrës së dhimbsur. /BalkanWeb/