LAJMI I FUNDIT:

Bien tregjet financiare

Bien tregjet financiare

Tregjet financiare kanë shënuar rënie të enjten, pas publikimit të informacioneve se ekonomitë kryesore të botës, nga ajo amerikane, kineze e deri tek ato evropiane po mëkëmbën me ngadalë se sa që është menduar.

Një tjetër zhvillim në tregjet financiare ndërkombëtare ishte dhe rritja e monedhës së përbashkët evropiane – euro, përballë dollarit amerikan.

Euroja gjatë javëve të fundit kishte shënuar rënie si pasojë e krizës greke dhe drojës për përsëritjen e skenarit grek edhe në disa vende të tjera të eurozonës, ku më së shumti përflitej Spanja. /Telegrafi/