LAJMI I FUNDIT:

Banka bujqësore kineze shet aksionet

Banka bujqësore kineze shet aksionet

Një bankë kineze ka nxjerrë aksionet e saj në treg në Hong Kong, që mund të jenë më të mëdhatë në botë.

Një bankë kineze ka nxjerrë aksionet e saj në treg në Hong Kong, që mund të jenë më të mëdhatë në botë.

Banka Bujqësore e Kinës është e fundit në të ashtuquajturat “katër bankat e mëdha” që nxjerrin aksionet në treg, ndërsa vlerësimet për shumën që ajo mund të sigurojë nga shitja e aksioneve sillen nga 20.1 deri në 20.3 miliardë dollarë.

Banka Bujqësore ka më shumë se 320 milionë klientë. Vitin e kaluar ajo dha hua në vlerë më të madhe se sa prodhimi i përgjithshëm në Zelandën e Re. Por disa analistë thonë se ajo është banka më e dobët nga bankat e mëdha të Kinës. Shumica e kredive i janë dhënë banorëve të fshatrave me të ardhura më të ulta.


Ndryshe, Banka Industriale dhe Komerciale e Kinës ishte e para që i nxori aksionet e saj në treg para katër vitesh. Kjo bankë, që është më e madhja në botë për nga kapitali, shiti aksionet e saj për 21.9 miliard dollarë. /Bbc/Telegrafi/