LAJMI I FUNDIT:

Greqia nxjerr në shitje ishujt

Greqia nxjerr në shitje ishujt

Greqia ka vendosur të nxjerrë në shitje disa nga ishujt e saj më të bukur në mënyrë që të shlyejë borxhet e mëdha ndaj Bashkimit Evropian dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.

E përditshmja britanike “The Guardian” ka zbardhur planin e Greqisë për të dalw nga kriza. Sipas kësaj gazete, në planin e shitjes është edhe një pjesë e konsiderueshme e ishullit Mykonos, i cili është një ndër destinacionit kryesore të turistëve të huaj dhe vendas.

Territore të tjera që do të nxirren në shitje gjenden në ishullin e Rodosit.

Gazeta “The Guardian”, shkruan se edhe Roman Abramovich, pronari i ekipit futbollistik Chelsea, është i interesuar për të blerë njërin nga ishujt grekë.


Greqia ka në tërësi 6000 ishuj, pjesa më e madhe e të cilave janë shumë të vegjël dhe të pabanuar nga njerëzit. Ndërkohë vetëm 227 ishuj shfrytëzohen për turizëm dhe janë territore të banuara.

Sipas “The Guardian” disa ishuj kushtojnë vetëm 2 milionë euro, aq sa kushton një shtëpi në lagjet e qytetit të Londrës.