LAJMI I FUNDIT:

Tirana, ndër kryeqytetet më të lira në Evropë

Tirana, ndër kryeqytetet më të lira në Evropë

Sipas një ankete të Mercer të titulluar “Kostoja e jetesës në botë”, Tirana renditet një ndër kryeqytetet më të lira në Evropë.

Anketa përfshin 214 kryeqytete në pesë kontinente, ku Tirana përveçse renditet si një ndër qytetet me koston më pak të shtrenjtë në Evropë, ndodhet dhe në vendin e 200 në shkallë botërore.

Ndërsa, qytetet më të shtrenjtë në Evropë, ishin Oslo, në vend të 11, Milan në vendin e 15, Londra dhe Parisi në të 17.

Kryeqyteti më i shtrenjtë në botë doli Luanda, kryeqyteti i Angolas në Afrikë, me Tokion në vendin e dytë dhe me Ndjamena të Chadit në vend të tretë.


Për herë të parë bie në sy se qytetet me të shtrenjta në botë janë ato afrikane, si Luanda, Ndjamena dhe Libreville në Gabo, që hynin tek dhjetëshja më e shtrenjtë.

Në Shtetet e Bashkuara, Nju Jorku është qyteti më i shtrenjtë, i ndjekur nga Los Angeles, Washington DC. /BalkanWeb/Telegrafi/