LAJMI I FUNDIT:

Shtyhen për turistët

Shtyhen për turistët

Rihapja e tunelit të Kalimashit dhe shkurtimi i kohës së udhëtimit për në Shqipëri besohet se do t’i drejtojë atje shumicën e kosovarëve për t’i kaluar pushimet verore, mirëpo zyrtarë malazezë thonë se edhe oferta për t’i kaluar pushimet në Mal të Zi do të jetë më e mirë se vitin e kaluar.

Sekretari i ambasadës së Shqipërisë në Kosovë Florian Bulica tha se Shqipëria si çdo vit ka bërë paraqitjen e ofertës turistike. Ai thotë se edhe këtë vit do të ketë risi për të tërhequr sa më shumë turistë.

Ndërsa, Liljana Çukiç, menaxhere në Organizatën Kombëtare të Turizmit të Malit të Zi, thotë se oferta për t’i kaluar pushimet kosovaret në Mal të Zi do të jetë më e mirë se vitin e kaluar si në sektorin privat e po ashtu edhe në atë publik.

Ajo tha se Mali i Zi ka në dispozicion mbi 300 hotele me kapacitet prej 40.000 shtretër sipas standardeve më të larta ndërkombëtare.


Safet Gërxhaliu, nga Oda Ekonomike e Kosovës theksoi se rruga dhe rihapja e tunelit të Kalimashit do të ndikoj dukshëm në rritjen e numrit të pushuesve nga Kosova në bregdetin e Shqipërisë, por sipas tij nuk duhet anashkaluar as Ulqinin.

“Numri më i madh i pushuesve do të jetë drejt bregdetit shqiptar. Por nuk duhet anashkaluar as Ulqinin, pasi që rruga e shkurtuar për këtë anë, do të bëj të mundur që edhe këndej të ketë numër të konsiderueshëm të kosovarëve” tha Gërxhaliu. /Telegrafi/