LAJMI I FUNDIT:

ART zotohet se do t’i riparojë dëmet e shkaktuara operatorëve lokal

ART zotohet se do t’i riparojë dëmet e shkaktuara operatorëve lokal

Përfaqësuesit e Autoritetit Rregullativ të Telekomunikacionit njoftuan zyrtarët vendor dhe ndërkombëtar lidhur me punën që ART-ja ka bërë si dhe identifikimin e stacioneve tjera të transmetueseve të operatorëve ilegalë në Republikën e Kosovës.

Në njoftimin për media të Qeverisë së Kosovës thuhet se nën drejtimin e zëvendëskryeministrit Hajredin Kuçi, është mbajtur takimi për koordinimin e veprimeve gjatë procesit të aksioneve për largimin e transmetuesve ilegalë të telefonisë mobile në Kosovë

Në këtë takim u tha se aksioni i shkyçjeve për këto pika do të bëhet në një fazë tjetër, ndërsa Kuçi kërkoi nga të pranishmit që të bëhet një koordinim i mirë, i të gjitha palëve në mënyrë që ky proces të kryhet mirë dhe pa pasoja

Përfaqësuesit e KPM-së, kërkuan nga ART-ja që të kompensohen dëmet që i janë bërë disa transmetueseve lokale, gjatë aksionit të ART-së për të shkyçur operatorët ilegal të telefonisë mobile nëpër Kosovë.


Në takim, përfaqësuesit e ART-së, u zotuan se do të marrin përsipër riparimin e dëmeve të shkaktuara, që janë bërë gjatë këtij aksioni dhe që janë bërë pa qëllim nga ART-ja.

Ndërkaq, përfaqësuesit e EULEX-it, ICO-së dhe KFOR-it në takim kanë theksuar domosdoshmërinë që aksionet e ardhshme të bëhen në koordinim të plotë, në mënyrë që të mos ketë pasoja dhe reflektime negative në asnjë aspekt. /Telegrafi/