LAJMI I FUNDIT:

Privatizimi i kompanive publike, fundi i ekonomisë së kosovare

Privatizimi i kompanive publike, fundi i ekonomisë së kosovare

Organizata “Çohu” vlerësoi të premten se privatizimi i PTK-së është duke ndodhur pa u treguar arsyshmëria ekonomike për këtë hap, ndërsa sipas kësaj organizate Qeveria e Kosovës është duke bërë pazare të mbyllura rreth kompanive publike, kurse pasojat e do t’i ndjej ekonomia e Kosovës në vitet në vazhdim.

Në njoftimin për media të organizatës “Çohu” thuhet se Qeveria e Kosoves para dy ditëve ka marrë vendim për shitjen e kompanisë publike në profitabile në vend “Vala dhe Telekomi i Kosovës” dhe në bazë të Strategjisë ka vendosur që të shes 75% të akcioneve.

“Ky proces po kontrollohet ekskluzivisht nga kryeministri Thaçi dhe ministri i Ekonomisë dhe Finansave Ahmet Shala, kurse për këtë proces nuk njoftohen as anëtarët e Kabinetit dhe asnjë institucion tjetër…Parlamentarët e Kosovës nuk kanë qasje në ofertat dhe kontratat e bëra në emër të kompanive publike”, thuhet në njoftim.

Kjo organizatë kritikon Qeverinë e Kosovës se është shndërruar në një institucion nëpërmjet të cilit kontrabandohen kontrata të grupeve të presionit që punojnë për interesa të kompanive, që duan t’i marrin kompanitë publike në Kosovë.


“Derisa në vendet në rajon (shembull Serbia) kanë inkasuar ose presin të inkasojnë miliarda nga shitja e shumë më pak aksioneve sesa ato në Kosovë, sipas Kornizës afatmesme të shpenzimeve nga tërë procesi i privatizimit të kompanive publike, Kosova pritet të inkasojë 300-400 milionë euro. Këtu përfshihet privatizimi i PTK-së, KEK-ut dhe dhënia me koncesion e Aeroportit. Vetëm vitet e fundit në këto kompani janë investuar kaq para. Pra, ne thjesht nuk po i privatizojmë kompanitë publike, por po i falim ato”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Sipas tyre, vendimi i Kuvendit të Kosovës rreth Strategjisë për energjinë, që ka përfshirë Kosovën B në kuadër të projektit “Kosova e Re”, tregon më së miri se këto dokumente nuk po përgaditen nga institucionet e Kosovës, por nga interesa të huaja. /Telegrafi/