LAJMI I FUNDIT:

Eurozonë, Inflacioni në maj arriti 1.6 për qind

Eurozonë, Inflacioni në maj arriti 1.6 për qind

Inflacioni në eurozonën arriti 1.6 për qind në muajin maj, që është rritje në krahasim me 1.5 për qind në muajin prill, tregojnë të dhënat zyrtare të Eurostat-it.

Të dhënat e fituara nga agjencia statistikore evropiane tregojnë se inflacioni në eurozonën arriti nivelin më të lartë nga dhjetori i vitit 2008.

Marrë në përgjithsi, për 27-të vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE), niveli i inflacionit mbeti i pandryshuar ose 2 për qind për muajin maj.