LAJMI I FUNDIT:

Nga janari Estonia në eurozonë

Nga janari Estonia në eurozonë

Parlamenti evropian ka miratuar futjen e euros në Estoni nga 1 janari 2011, është njoftuar në Strasburg, në selinë e kësaj organizate. Zgjerimi i eurozonës duhet të miratohet formalisht edhe nga shefat e shteteve apo të qeverive të BE-së në samitin e sotshëm në Bruksel.

Estonia do t’i bashkohet eurozonës dhe ka “njërën prej gjendjeve më të mira në aspektin fiskal dhe është vendi me më së paku borxhe në BE”, deklaroi komisioneri evropian për çështje ekonomike, Olli Rehn, transmetojnë agjencitë.

Estonia i është bashkuar BE-së në vitin 2004, pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991. Estonia do të jetë vendi i 17-të që do të përdorë monedhën evropiane dhe vendi i parë baltik.