LAJMI I FUNDIT:

Volumi tregtar Shqipëri-Gjermani pritet të dyfishohet

Volumi tregtar Shqipëri-Gjermani pritet të dyfishohet

Shoqatat tregtare shprehen optimiste pavarësisht nga kaosi politik në Shqipëri, pasi ky vend ka bërë hapa të mëdha në reforma, duke u kthyer bazë stabiliteti në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ndërkaq, tregtia me Gjermaninë mund të ketë edhe një hov të ri, të dukshëm dhe volumi tregtar ndërmjet Gjermanisë dhe Shqipërisë ka gjasa të dyfishohet në vitet e ardhshme.

Të këtij mendimi ishin organizatorët e konferencës ekonomike Gjermani-Shqipëri në Hamburg, në të cilin bënin pjesë “Shoqata ekonomike Gjermani-Shqipëri”, “Shoqata e Evropës Lindore dhe Qendrore” dhe “Komiteti Lindor i Ekonomisë Gjermane”.

Sipas statistikave, nga viti 2005 në 2009 volumi tregtar është rritur nga 110 milion në 232 milion euro, ndërsa potenciali në rritje mbështetet nga Marrëveshja e Stabilizim- Asociimit, e cila ka hyrë në fuqi në pranverën e vitit 2009.


Pavarësisht nga shumë lavdërime, shoqatat ekonomike kërkojnë përparim të mëtejshëm të reformave, si ndërkombëtarizimin e turizimit, modernizimin e bujqësisë, forcimin e sigurisë ligjore etj. /NOA-Telegrafi/