LAJMI I FUNDIT:

The Economist” parashikon Ballkanin jashtë BE-së edhe pas 10 vitesh

The Economist” parashikon Ballkanin jashtë BE-së edhe pas 10 vitesh

Sipas “The Economist”, gjasat e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE janë ende shumë larg. “Kroacia dhe Serbia nuk janë në pajtueshmëri të plotë me kërkesat e gjykatës për krimet e luftës në Hagë, gjë që është pengesë në anëtarësimin në BE. Maqedonia, për të cilën Komisioni Europian ka rekomanduar nisjen e bisedimeve për pranimin, nuk mund të bëhet për shkak të mosmarrëveshjes me Greqinë për emrin. Ndarjet etnike të Bosnjës ende dëmtojnë vendin. Kosova nuk ka filluar ende një proces formal pranimi. Mali i Zi duhet të bëjë shumë më tepër për çrrënjosjen e krimit të organizuar”,- thuhet në analizën e revistës së mirënjohur.

Kjo thuhet në një analizë të revistës së mirënjohur “The Economist”. Përveç Sllovenisë, e cila është e vetmja anëtare deri më tani e Ballkanit Perëndimor, të gjitha vendet kanë rrugë me “pengesa” drejtë BE. Revista kritikon politikat e zgjerimit duke theksuar se BE nuk duhet të rezervohet në përpjekjet për një anëtarësim sa më të shpejtë, pasi vonesat mund të sjellin destabilizm në rajon.

“The Economist”, duke analizuar zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe perspektivës për integrimin në Bashkimin Europian, thuhet se “në qoftë se vendet anëtare të BE vazhdojnë të shtyjnë pranimin, po rrezikohet paqja dhe stabiliteti në rajon. BE ka shumë mjete për të motivuar vendet e Ballkanit dhe nuk duhet të druhet në lidhje me përdorimin e tyre”.

“Me përjashtim të tjerave, Kroacia mund të bashkohet realisht para 2020”,- thuhet në analizë, duke përjashtuar mundësinë e anëtarësimit të vendeve të tjera në BE edhe pas 10 viteve.