LAJMI I FUNDIT:

Dinari serb vazhdon të humbasë vlerë

Dinari serb vazhdon të humbasë vlerë

Monedha serbe ra vazhdimisht në kuotimin e saj kundrejt euros gjatë ditëve të fundit, pavarësisht ndërhyrjeve masive të Bankës Qendrore të Serbisë. Euro u shkëmbye dje për 103 dinarë, rreth 25 për qind më shtrenjtë se sa në vitin 2008, pra para krizës financiare botërore.

Në fillim të këtij viti, euro kushtonte 96 dinarë. Banka Qendrore e Serbisë shiti 100 milionë euro më 1 qershor me synimin për të ndaluar rënien e lirë të dinarit. Që nga fillimi i vitit, Banka Qendrore ka shitur në treg mbi 1 miliard euro. Megjithatë ajo ka ende rezerva valutore me vlerë të përgjithshme prej 10.7 miliardë eurosh.