LAJMI I FUNDIT:

KEK përforcoi rrjetin distributiv në distriktin e Mitrovicës

KEK përforcoi rrjetin distributiv në distriktin e Mitrovicës

Korporata Energjetike e Kosoves (KEK) njofton se ka përforcuar Rrjetin Distributiv në Distriktin e Mitrovicës me investime të reja që arrinë në mbi 500 mijë euro.

Janë vendosur dy transformator të rinj 10 (20) kV (kilovolt), si dhe afro 25 kilometra rrjet i ri i tensionit të ulët dhe shtyllat e reja të betonit përgjatë tërë trasesë.Këto investime kanë bërë që konsumatorët e Distriktit të Mitrovicës të kenë rrjet më të sigurt dhe shërbime shumë më cilësore. Pra, janë eliminuar rreziqet nga rrjeti i vjetër dhe fytet e ngushta. Investimet në Rrjetin e Shpërndarjes po bëhen edhe në lokalitete tjera anekënd Kosovës.

KEK së fundmi ka zgjeruar rrjetin me një transformator 35 kV (8 MVA) në Fushë Kosovë, ka përfunduar zgjerimi i Prishtinës II 110 kV dhe po bën investime edhe në pjesët tjera të rrjetit me investime vetanake, ku po punohet për ndërtimin e nenstacionit 110 kV (kilovolt) Vaganicë, Prishtina VI dhe Gjilani V, gjithashtu po punohet në Prishtinën I 110 kV e shumë projekte tjera për përforcimin e Rrjetit Distributiv.

Këto investime po bëhen me qëllim që të krijohet siguri më e madhe e furnizimit, të eliminohen fytet e ngushta dhe konsumatorët të kenë shërbime sa më cilësore.


Në trend Ekonomi

Më shumë
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Volvo Kosova
Nga pamja e detit te rehatia moderne: Apartamentet në “Holiday In 2”

Nga pamja e detit te rehatia moderne: Apartamentet në “Holiday In 2”

Edil Project
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
KEK-ut i shtohen edhe 149 punëtorë të rinj

KEK-ut i shtohen edhe 149 punëtorë të rinj

Ekonomi
Për herë të parë në ballkan, lançohet aplikacioni Rentout që thjeshton qiradhënien e automjeteve

Për herë të parë në ballkan, lançohet aplikacioni Rentout që thjeshton qiradhënien e automjeteve

Rentout
Bajrami - Muratit për shtesat: Tregoi Albinit se ai s'po merr vesh në ekonomi fare

Bajrami - Muratit për shtesat: Tregoi Albinit se ai s'po merr vesh në ekonomi fare

Ekonomi
Kalo në kategori