LAJMI I FUNDIT:

Euro bie në 119, shqetësohen europianët

Euro bie në 119, shqetësohen europianët

Komisioneri për Çështje Ekonomike i BE-së, Oli Rehn, ka shprehur shqetësime për shpejtësinë e rënies së euros, e cila sot ra në 1.19 dollarë për të parën herë në katër vjet

Vlera e valutës së përbashkët evropiane, euro, është më e ulëta që nga marsi, 2006.

Aksionet në bursat e Azisë dhe Evropës sot ranë ndjeshëm pasi aksionet në Wall Street ranë për 3 % pas shpalljes së shifrave për papunësinë në SHBA.

Trendi i rënies është shtuar edhe pas shqetësimeve të fundit mbi krizën e borxheve në Hungari.